NË PRITJE EDHE PUNONJËSIT E SEKTORIT PUBLIK NË BUJANOC, NËSE DO TË KONFIRMOHET PARALAJMËRIMI I VUÇITIT

Bujanoc, Beograd, 4. janar 2024. – Ndonëse ende nuk dihet nëse dita e dytë e Krishtlindjeve (ortodokse) do të jetë ditë jo pune, punonjësit e sektorit publik të Bujanocit thonë për portalin tonë se presin deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte paralajmëruar se e hëna e 8 janarit do të jetë gjithashtu një ditë jo pune.
Kujtojmë se në fjalimin e tij për publikun të dielën, më 31 dhjetor 2023, Vuçiq bëri të ditur mundësinë që edhe 8 janari të jetë ditë feste. Sipas ligjit ekzistues, në Serbi këtë vit janë 12 ditë jo pune dhe gjithmonë ka vend për një ditë më shumë, sepse “edhe ashtu askush nuk punon atë ditë”, siç shpjegoi presidenti. Ditë jopune do të jetë padyshim e diela (7 janar), dita e Krishtlindjes dhe shumë janë në pritje të 8 janarit të paralajmëruar.
“Do të shohim nëse Qeveria e Serbisë mund të marrë një vendim të tillë dhe që dita pas Krishtlindjes, pra 8 janari, të jetë ditë jo pune. Edhe ashtu atë ditë nuk punon askush. Mbetet të shihet nëse mund ta zyrtarizojmë ligjërisht dhe si ta zbatojmë atë vendim dhe çfarë mund të bëjmë”, tha presidenti Vuçiq.
Festat publike që bien gjatë fundjavës, sipas ligjit, shënohen në ditën e parë të punës pas kësaj. Megjithatë, kjo nuk vlen në rastin e festave fetare, me përjashtim të Pashkëve, të cilat festohen gjithmonë të dielën.
Punonjësit e besimit ortodoks kanë një ditë pushimi për të festuar nëse bie në ditë pune, me faktin se edhe ai përfitim nuk transferohet nëse bie në fundjavë.
Pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ditët e para jo pune për punëtorët në Serbi do të jenë Dita e shtetësisë, më 15 dhe 16 shkurt, e cila këtë vit bie të enjten dhe të premten. Më pas vjen dita e punëtorëve, e cila festohet në 1 dhe 2 maj, e ndjekur nga festat e Pashkëve nga 3 deri më 6 Prill.
Pas kësaj, festa e parë shtetërore që shënohet duke mos punuar, është dita e armëpushimit më 11 nëntor 2024. Anëtarët e bashkësisë islame kanë një ditë pushimi në ditën e parë të Kurban Bajramit më 16 qershor dhe anëtarët e komunitetit hebre më 12 tetor, kur festohet Yom Kippur.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *