Bujanoc, 9. janar 2024. (Foto arkivi MPB) – Mbrëmë në Surdulicë është arrestuar një burrë nga Bujanoci, i dyshuar për kontrabandim me emigrantë.
Të martën, gjysmë ore pas mesnate, policia në Surdulicë ka ndalur veturën “Renault Senik” me targa të Bujanocit, të cilën e drejtonte F.S. nga Bujanoci, ndërsa në veturë kanë qenë pesë migrantë të paligjshëm nga Maroku, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe trafikim me njerëz”.
Njëkohësisht i dyshuari ka qenë duke drejtuar veturën me patentë shofer të falsifikuar duke kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…