Bujanoc, 9. janar 2024. Pak më shumë se 83.000 bileta kthyese janë shitur në aeroportin e Prishtinës që nga hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimin e vizave më 1 janar, njoftoi aeroporti.
Zëdhënësja Valentina Gara thotë se gjithsej kanë udhëtuar 83.141 persona, duke përfshirë edhe diasporën, transmeton portali kosovar Bota sot.
Janë realizuar gjithsej 620 fluturime, 309 ardhje dhe 311 vajtje.
Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…