SHEFI I OSBE-së: ME KAMBERIN DHE MUSTAFËN PËR QEVERISJEN NË PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. janar 2024. Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, ka takuar sot në Beograd kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi dhe kreun e Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) nga Presheva, Ragmi Mustafa. Temë e bisedës ishte pushteti lokal në Preshevë, njoftoi OSBE.

-Misioni i OSBE-së në Serbi mbështet plotësisht qeverisjen e mirë në përputhje me legjislacionin serb në nivel kombëtar dhe lokal – deklaroi OSBE pas takimit.

Bujanovaçke më herët ka bërë të ditur se kryetari aktual i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe Alternativa e tij për Ndryshim kanë mbetur pa shumicë në kuvendin lokal dhe se kjo komunë është në pritje të masave të përkohshme deri në zgjedhjet e reja lokale.

Pas takimit, Mustafa foli dhe tha: Bashkëpunime të reja na presin.

Krahas fjalës për Preshevën, Bratu ka uruar Shaip Kamberin për fitimin mandatit për deputet në Kuvendin e Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *