Bujanoc, 17. janar 2024. Nuk ka arsye për vazhdimin e pushimit dimëror për shkollat, edhe pse në Serbi janë të pranishme tre lloje të gripit dhe COVID-19, tha sot në mëngjes ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq.
Ajo theksoi se numri i pacientëve është në rënie të vazhdueshme.
Ministrja apeloi qytetarët që të vaksinohen kundër gripit.
“Vaksina trivalente Torlak është absolutisht e mjaftueshme për t’ju mbrojtur,” tha Grujiçiq në TV Prva të mërkurën në mëngjes.
Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Vojvodinë, gjysmëvjetori i dytë filloi të hënën, ndërsa në pjesën tjetër të Serbisë, mësimi fillon të hënën (22 janar).
Sipas njoftimeve nga Komuna e Bujanocit, nxënësit e SHF “Branko Radiçeviq” më në fund do të kthehen në shkollën e tyre për gjysmëvjetorin e dytë, pas rikonstruksionit që zgjati dy vite.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…