Bujanoc, Vranjë, 26. janar 2024. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti do të investojë para për rinovimin e tërësishëm të shkollës në fshatin Luçan të Bujanocit.
Ata u ankuan se u pikon çatia, por ne nuk do të rindërtojmë vetëm çatinë, por të gjithë shkollën, tha Vuçiq në Vranjë gjatë një vizitës në spitalin e atjeshëm.
Siç tha ai, shteti do të krijojë kushtet që fëmijët shqiptarë në atë fshat të kenë kushtet më të mira për shkollim:
“Serbia është edhe vendi i tyre, ky është vendi ynë i përbashkët”, ka theksuar Vuçiq.
Në komunën e Bujanocit po rinovohen shkollat në gjuhën serbe, “B. Radiçeviq” dhe “Sveti Sava”, kurse Vuçiq gjatë vizitës së tij në Bujanoc, në mars të vitit 2023, ka paralajmëruar rinoviimin e shkollave në Lluçan, Tërnoc dhe Bilaç.
Siç ishte planifikuar, Vuçiq ishte dashur të vizitonte sot fshatrat e Bujanocit, Lluçan dhe Bozhinjevc, por vizita u anulua.