Bujanoc, 01. shkurt 2024. Edhe këtë vit studentët e Bujanocit do të marrin ndihmë të njëhershme financiare nga Komuna. Konkursi është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 29 shkurt dhe për këtë janë paraparë 15 milionë dinarë.
Vitin e kaluar 575 studentë nga territori i komunës së Bujanocit kanë marrë ndihmë nga buxheti komunal.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati janë: të jetë regjistruar në vitin e parë të studimeve dhe studimet master; suksesi në shkollën e mesme për nxënësit e vitit të parë të studimeve, përkatësisht suksesin nga vitet paraprake në studime për studentët e viteve të tjera të studimit; se nuk është i punësuar; të mos ketë më shumë se 26 vjeç, ndërsa për studentët e vitit të parë dhe të dytë master, jo më shumë se 28 vjeç; këët të drejtë e gëzojnë edhe studentët që vijojnë vitin përgatitor (mësimi i gjuhës).
Krahas aplikacionit, studentët që kandidojnë duhet të paraqesin edhe: letërnjoftim të lexuar elektronikisht ose certifikatën e vendbanimit të kandidatit; vërtetim se është regjistruar për herë të parë në vitin e studimeve 2023/2024.; vërtetim i notës mesatare në shkollën e mesme për nxënësit e vitit të parë; certifikatën e notës mesatare gjatë studimeve për kandidatët e tjerë; dhe llogarinë bankare të studentit ose prindit.
Aplikacionet dorëzohen në objektin e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviq, nr. 115, pranë Drejtoratit të shërbimeve publike, zyra numër 301, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, me dokumentacion të plotë origjinal ose fotokopje të dokumentacionit së bashku me një deklaratë të plotësuar nga shërbimi për arsim.
Lista e renditjes së studentëve formohet sipas notës mesatare dhe vitit të studimit. Në varësi të mjeteve në dispozicion, të parashikuara në buxhetin komunal, komisioni përcakton shumën në bazë të renditjes.
Aplikantët për për ndihmën e njëhershme financiare, të cilët nuk janë përfshirë në renditje, kanë të drejtë kundërshtimi brenda 15 ditëve nga data e publikimit të renditjes paraprake.
Të gjithë konkursin mund ta shihni KËTU.
KOMUNA NDANË 15 MILIONË DINARË PËR STUDENTËT E KOMUNËS SË BUJANOCIT
Bujanovačke1. Feb 2024.SHOQËRI0
Previous PostAMBASADORI I SHBA-së DHE SHEFI I OSBE-së ANGAZHOHEN PËR QEVERISJE MULTIETNIKE NË BUJANOC
Next PostAMBASADORI HILL PËR BUJANOVAÇKE: MARRËVESHJA E OHRIT NUK NËNKUPTON NJOHJEN E KOSOVËS, POR NORMALIZIMIN E RAPORTEVE