MITROVIQI RRETH KËRKESËS SË KKSH-së: NË KOPSHT NUK KA HAPËSIRA PËR GRUPE TË REJA, SHQIPTARE APO SERBE, DO TË KËRKOJMË ZGJIDHJE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 7. shkurt 2024. Problemi në EP “Gëzimi ynë” në Bujanoc është mungesa e hapësirës dhe grupi punues i formuar nga Kuvendi i Bujanocit si duket nuk është marrë me esencën, që është themelimi i asaj që nevojitet për hapjen e një grupi të ri, qoftë në gjuhën shqipe apo serbe – thotë për Bujanovaçke, Nenad Mitroviq – drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues për jugun e Serbisë.
Kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu, ka kërkuar nga Nenad Mitroviq, me të cilin është takuar të martën, që të hapet një grup i fëmijëve në gjuhën shqipe në EP “Gëzimi ynë” në Bujanoc. Ndryshe, ai e ka paralajmëruar Mitroviqin se do të organizojë personalisht një protestë para kopshtit bashkë me prindërit e fëmijëve shqiptarë.
Mitroviq sqaron për portalin tonë se nuk bëhet fjalë nëse fëmijët janë serbë apo shqiptarë, por për mungesën e hapësirës në vetë kopshtin.
– Folëm për problemin që ekziston në EP “Gëzimi ynë”, dhe konsiston në faktin se në listën e pritjes ka fëmijë, shqiptarë dhe serbë. Ne ramë dakord që në periudhën e ardhshme të mbajmë një takim më të gjerë, në të cilin do të mernin pjesë përfaqësues nga Trupi Koordinues, përfaqësues të KKSH-së, drejtori i institucionit parashkollor dhe bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues të Administratës së Shkollës, kryetari i komunës dhe kryetari i kuvendit – thotë Mitroviq.
Është e qartë, siç thotë ai, se grupi punues, i cili është formuar nga vetëqeverisja lokale, nuk është marrë me thelbin e problemit dhe është reflektuar në krijimin e asaj që duhet atje për hapjen e një grupi të ri, pavarësisht nëse ai grup është në gjuhën shqipe apo serbe.
– Duhet të shohim se çfarë i mungon kopshtit për të hapur grupe dhe për të ulur listën e pritjes. Sipas disa njohurive të mia, bëhet fjalë për mungesë të hapësirës, dhe nëse është kështu, atëherë duhet të vazhdohet me përgatitjen e projektit dhe dokumentacionit teknik, për të parë se si mund të zgjidhet kjo mungesë e hapësirës – shpjegon Mitroviq.
Mitroviq ka komentuar për portalin tonë edhe kërkesën e kreut të KKSH-së për punësimin e kuadrove shqiptarë në Shkollën e Muzikës.
-Problemi i integrimit të shqiptarëve në sistemin shtetëror të Republikës së Serbisë është i theksuar gjithandej, kjo nuk është diçka e re dhe shqiptarët këtë e kërkojnë vazhdimisht në njëzet vjetët e fundit. Dje kanë veçuar kërkesën për Shkollën e Muzikës, duke na thënë se atje nuk ka personel mësimor të gjuhës shqipe, e para kësaj ka pasur disa institucione të tjera shtetërore – thotë Mitroviq.
Nuk varet, siç thotë ai, nga Trupi Koordinues, as nga KKSH, por nga plani dhe programi i shkollës.
– Nëse plani dhe programi i shkollës parashikon mësimin në gjuhën shqipe, atëherë mund të diskutohet. Nëse institucioni shkollor nuk e bën këtë, si ta punësojmë dikë me forcë – thotë ai.
Integrimi është një proces, shton ai, dhe ai proces kërkon kohë dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës.
– Ka një vullnet për të parë problemet, për të parë se çfarë mund të zgjidhet, sepse ideja është që serbët dhe shqiptarët të mos jetojnë pranë njëri-tjetrit, por të jetojnë me njëri-tjetrin. Ne jemi fqinjë këtu dhe nuk kemi pse të ikim nga njëri-tjetri, por të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin – thotë Mitroviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *