PALESTRA E SPORTEVE PO RRËNOHET, SPORTISTËT DHE SHFRYTËZUESIT E TJERË NËNSHKRUAJNË DEKLARATË SE DO TA TRAJNOHEN NËN PËRGJEGJËSINË VETANAKE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. shkurt 2024. – Për shkak të gjendjes së Palestrës sportive “Rinia” në Bujanoc, punëtorët sportivë, trajnerët dhe lojtarët nënshkruajnë një deklaratë se “për shkak të çatisë që pikon, ata e përdorin sallën sportive me rrezikun e tyre dhe se në rast të lëndimit, QKS “Rinia” nuk merrë asnjë përgjegjësi”.
Për sa i përket infrastrukturës dhe personelit, salla është në kaos. Paratë përdoren për të punësuar punëtorë në vend të mbajtjes së një objekti kapital që është i rëndësishëm për qytetin. Asgjë nuk funksionon. Kulmi pikon, koshat po ngecin, parketi është në kaos, nuk ka ujë të nxehtë, dhomat e zhveshjes janë në gjendje dëshpëruese, ndërkaq palestrës i mungon vetëm shfaqja e zgjebës… kaos i vërtetë – thotë një nga përdoruesit e sallës përmes aplikacionit tonë “Njofto Bujanovaçken”.
Skenirani dokument: Hyrja në përgjegjësinë tuaj
Ai shton se fusha jashtë palestrës, e cila është paguar 20 mijë euro, është qëruar.
Drejtorin e Qendrës Sportive “Rinia”, Nehat Aliu, nuk kemi mundur ta gjejmë pasi siç mësohet jozyrtarisht ai ndodhet me pushime dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve tona.
Kjo nuk është hera e parë që sportistët dhe rekreativistët e Bujanocit ankohen për kushte, siç thonë ata, asnjëherë më të kqia në palestrën e sportit.
Për të njëjtat probleme Bujanovaçke ka shkruar edhe dy vite më parë, gjegjësisht për rrjedhjen e çatisë në disa vende, për faktin se në dysheme ka ujë dhe nuk ka ngrohje në palestër.
– Kemi termine për futboll të paktën një herë në javë dhe është vetëm çështje ditësh që njëri prej nesh të përfundojë në allçi. Kulmi i pikon dhe ujë ka gjithandej, nuk ka qenë kurrë kaq keq – tha më herët një nga rekreativistët.
Drejtori i atëhershëm i Qendrës Sportive “Rinia”, Fatmir Hasani, i tha Bujanovaçkes se është në dijeni për problemin me çatinë, por “se pak mund të bëhet”.
– Sanimi i çatisë do të kushtonte shumë. Qendra sportive nuk ka para që ta zbatojë vetë një gjë të tillë. Çatia po pikon në disa vende, mosha po bën të vetën. Me buxhetin që kemi në dispozicion nuk mund të bëjmë asgjë të përhershme – kishte thënë Hasani për Bujanovaçken në vitin 2021.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *