Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. shkurt 2024. – (Foto e PD nga profili në FB) – Pasi në seancën e Kuvendit, të mbajtur hënën, e pranoi se anëtarë dhe zyrtarë të Partisë së tij Demokratike (PD) po punësohen në Administratën Komunale, njeriu i parë i Bujanocit, Nagip Arifi, në deklaratën e partisë i ka konfirmuar punësimiet partiake. Gjithashtu është bërë e ditur se janë shtruar me asfalt rrugicat e aktivistëve të partisë së Arifit.
Me këtë njoftim, PD qëroi hesapet me dy anëtarë dhe këshilltarë të deridjeshëm, Rahimi Rahimin dhe Bujar Sejdiun. Në shënjestër të veçantë ka qenë Rahimi, i cili në deklaratë i janë renditur të gjitha përfitimet.
“Partia Demokratike e cilëson deklaratën e Rahimit në facebook si amatore dhe qesharake, i cili thotë, mes tjerash, se është anashkaluar nga strukturat e PD-së. Partia Demokratike ia kujton se ai ka qenë ndër më të priviligjuarit në parti, pasi që rruga e parë që është asfaltuar në Bilaç, ka qenë pikërisht rruga ku banon ai. Kërkesa tjetër që iu është realizuar ka qenë punësimi i gruas së tij me vendim të përhershëm të punës në admnistratën lokale në Bujanoc. Të gjitha kërkesat që i ka pasur për investime në fshatin e tij, i kemi pranuar, edhepse ka pasur raste që ai nuk i ka votuar në Kuvend”, thuhet në njoftim.
Bujanovaçke më herët kishte bërë të ditur se Rahimi kishte kaluar në partinë opozitare Alternativa për Ndryshim, por ende nuk i ktheu mandatet e këshilltarit edhe pse e kishte paralajmëruar, ndërsa Arifi ia kujtoi dje.
“Rahim Rahimi, i cili ka qenë ndër përfituesit kryesor të këtij pushteti, pasi ka realizuar kërkesat e tij personale, për dy vite rresht ka shantazhuar pushtetin lokal. Ai ka vazhduar me kërkesa që tenderat t’i jepen dhëndrrit të tij, i cili, si të gjitha kompanitë tjera, e ka pasur të drejtën e botës për të konkuruar, por për shkak që nuk ka plotësuar kushtet ligjore nuk ka mund të jetë përfitues. Rahimi i cili në facebook premtoi se në seancën e parë të Kuvendit komunal do të dorëzojë mandatin e fituar në emër të PD-së, këtë gjë nuk e bëri. Ai përveç që tradhtoi elektoratin e Bilaçit dhe të Partisë Demokratike, sot tradhëtoi edhe veten, ngase nuk mbajti premtimin e tij që vet e kishte dhënë më 28 janar të këtij viti në profilin e tij në facebook”, kanë thënë nga partia e Arifit.
Në vazhdim thuhet se mungesa e argumenteve dhe shpjegimi i arsyeshëm, i detyroi Rahim Rahimin dhe Bujar Sejdiun që në mënyrën më tinëzare të largohen nga partia.
“Mungesa e guximit të tyre për t’u përballur me të vërtetën dhe udhëheqjen e partisë ka bërë që dorëheqje të japin në Facebook. Për më keq, Rahim dhe Bujari nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit Bashkiak ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpall qytetar nderi, gjë që na bën të besojmë se po ndjekin agjendën e atyre që ishin kundër Tiranës dhe Shqipërisë sot”, nga thonë partia e Arifit.
Ish-anëtarët u akuzuan edhe për një “skemë të errët” për rrëzimin e qeverisjes shqiptare.
“Kujtojmë se Rahimi dhe Bujari kanë qenë pjesë e skemës së errët për ta rrëzuar pushtetin lokal i udhëhequr nga shqiptarët, dhe për të krijuar një pushtet të ri me shumicë serbe. Kjo ide, që vetëm e shqiptarëve nuk është, ka qëllim që të krijojë përçarje të faktorit politik shqiptar, i cili nga viti 2020 është unik dhe i pathyeshëm”, tha PD.
Ata i kërkuan Rahimit që të mos “kontrabandojë me mandatin e PD-së, siç bëri me Sejdiun, por t’i kthejë partisë mandatin e këshillitarit.
Bujanovaçke njoftoi të hënën se Sejdiu do të mbetet në Kuvend, si anëtar i grupit të këshilltarëve të sapoformuar të subjektit opozitar, Alternativa për Ndryshim.
Nëse Rahimi nuk i kthen mandatet partisë, Arifi do të mbetet me tetë këshilltarë, kurse koalicioni qeverisës nuk do të ketë shumicë, pasi do të ketë 20 këshilltarë – 8 nga Partia për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit dhe 4 nga Lëvizja e progresit demokratik të Shqiprim Musliut.
Megjithatë, qeverisja Arifi-Kamberi-Musliu sigurisht që është në fund të mandatit të saj katërvjeçar dhe në muajt në vijim priten zgjedhjet lokale.