Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. shkurt 2024. (Foto ilistrim – rruga e Kosovës) – Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Vranjë ka konfirmuar për portalin Bujanovaçke se gruaja nga Vranja A.S. (1967) ka vdekur pasi ka rënë nga kati i parë i një kompanie për prodhimin e ëmbëlsirave dhe biskotave në rrugën e Kosovës në Bujanoc. Tragjedia ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00.
PTHP bën me dije se policia ka kryer daljen në vendin e ngjarjes, ndërkaq forenzikës I është urdhëruar të ndërmerr veprimet e tjera.
A.S. me bashkëshortin A.G. erdhi në dyqan për të blerë një tortë, ndërsa pas një marrëveshjeje, me pronarin e pastiçerisë M.J. kanë nisur të ngjiten në katin e parë për të parë edhe dekorimet, thotë Prokuroria.
“Në një moment, ndërsa M.J. shikonte dekorimet me A.G., bashkëshortja A.S. e cila qëndronte pas tyre, nga pakujdesia, ra nga kati i parë përmes një hapësire të pambrojtur në shkallë”, thuhet në reagimin për portalin tonë.
Gruaja është në gjendje të pavetëdijshme dhe është transportuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, prej nga është transportuar në spitalin e Vranjës, mirëpo nga lëndimet e marra, ndërkohë ka ndërruar jetë.
PROKURORIA RRETH RASTIT TË VDEKJES SË GRUAS NË NJË PASTIÇERI TË BUJANOCIT
Bujanovačke22. Feb 2024.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostNGA ZGJEDHJET E FUNDIT NAFTA ËSHTË SHTRENJTUAR PËR 11, NDËRKAQ BENZINA PËR 12 DINARË
Next PostARIFI: INSTITUTI AMERIKAN I INTERESUAR PËR ZHVILLIMIN E BLEGTORISË NË KOMUNËN E BUJANOCIT