Bujanoc, 14. mars 2024. (Foto EMSC) – Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi Malin e Zi herët në mëngjes. Lexuesit e portalit tonë raportojnë përmes aplikacionit Njofto Bujanovaçken se tërmeti është ndjerë edhe në Bujanoc.
Epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra larg qytetit Çaragjer në komunën e Pluzhinit, në një thellësi prej 14 kilometrash ndërsa tërmeti është ndjerë në orën 4 të mëngjesit. Sipas ekspertëve, mund të ketë shkaktuar dëme materiale, por epiqendra ka qenë në një zonë të pabanuar, raportojnë mediat malazeze.
Në Serbi, tërmeti është ndjerë më së shumti në afërsi të Nova Varoshit, Novi Pazarit dhe Pozhegës.
Rrethina e Bujanocit ishte epiqendra e tërmetit të së hënës me magnitudë 2 ballë të Rihterit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…