SËRISH BISEDIME NË BRUKSEL PËR DINARIN NË KOSOVË

Bujanoc, 25 mars 2024. (Foto Lajçak FB) – Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet kryenegociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për shfuqizimin e dinarit serb në Kosovë.
Delegacionet e kryesuara nga negociatorët kryesorë u takuan javën edhe javën e kaluar me të emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas përfundimit të takimit, i cili zgjati më shumë se tre orë, Lajçak paralajmëroi një raund të ri të dialogut, ndërsa tha se pret që palët të vijnë në takim me propozime konkrete, shkruan Kosovo online.
Pas takimit në Bruksel javën e kaluar, Petkoviq tha se vendimet e Prishtinës ua vështirësojnë serbëve mbijetesën në Kosovë, si dhe se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje që do të përfshijë vazhdimin e funksionimit të Poštanska Štedionica.
Bislimi, nga ana tjetër, në fillim nuk pranoi të fliste për dinarin në Bruksel, por pas takimit me Lajçakun vendosi të marrë pjesë në dialog.
Lajçak vlerësoi se takimi i fundit i negociatorëve tregoi se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën e normalizimit do të duhet të trajtohet në nivelin më të lartë – në takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë asaj kohe, serbët nga Kosova erdhën në Serbinë qendrore për të tërhequr dinarë. Banka Poštanska štedionica ka vendosur objekte të parafabrikuara pranë vendkalimeve administrative për në Kosovë, madje edhe në afërsi të vendkalimit Konçul afër Bujanocit. Kjo bankë hapi objektet e saj edhe pranë Jarinjit, Bërnjakut dhe Merdarit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *