APLIKACIONET DHE KARTELAT E LOJALITETIT: NJË BUJANOCASE KËSHTU KA KURSYER MBI 1.000 EURO

Bujanoc, 3. prill 2024. – Sipas tregtarëve vendas mbi 70 për qind e banorëve të Bujanocit kanë zakon të grumbullojnë kupona, falë të cilëve mund të blihen produkte të caktuara me çmime të reduktuara, si dhe posedojnë kartela besnikërie në pikat e karburantit, supermarkete, dyqane të pajisjeve sportive dhe dyqane të ngjashme,.
Aplikacionet, që kanë sot shumica e zinxhirëve të shitjes me pakicë, janë zakonisht zgjedhja e parë e bashkëqytetarëve tanë. Për disa janë shumë të rëndësishme përfitimet që ofrojnë, ndërsa të tjerë thonë se “është e gjitha marketing dhe se çmimet e zbritura në fakt janë vetëm çmime reale”.
Kam më shumë se një vit që përdor aplikacionin, kam kursyer shumë, sepse përpiqem të blej kryesisht produkte që janë në aksion. Përveç kësaj, mbledh kuponë dhe planifikoj të blej një blender, i cili me to është 2800 dinarë, e pa kuponë është 7500, që është një ndryshim i madh – tregon për portalin tonë Bujanocasja, e cila tregton këtu çdo ditë.
Kjo e intervistuar na u mburr se ka kursyer pothuajse 130,000 dinarë për pak më shumë se një vit duke përdorur aplikacionin e një zinxhiri të shitjes me pakicë.
Një tjetër bashkëbisedues ynë shton se një herë në vit e mbush rezervuarin me 70 litra naftë, falë kartës së një kompanie nafte.
Ai ka përvojë në shfrytëzimin e përfitimeve të disa marketeve, ndaj shton se përparësitë e aplikacionit janë se shpeshherë ofron në shitje pikërisht produktet që blen.
Vura re që në promocionet e personalizuara ka produkte që i blej normalisht, kështu që është mirë, por nuk jam i sigurt se sa kursehet, sepse çmimet po rriten dita-ditës – thotë bashkëqytetari ynë.
Ka edhe nga ata që besojnë se çmimet e produkteve në aksion janë çmime reale.
E gjithë kjo është vetëm marketing. Çmimet po rriten aq shumë sa që asnjë aksion nuk mund të çojë në kursime, sepse zbritjet aksion janë në të vërtetë çmime reale. Nëse blej dy produkte që janë me 50% zbritje, përveç këtij blej edhe pesë të tjera që nuk janë me zbritje dhe çmimi i të cilave është tepër i lartë, atëherë çfarë kursimi arrij – thotë një bashkëqytetar.
Nga arkëtarët në një supermarket në Bujanoc morëm informacion se mbi 70 për qind e Bujanocasve përdorin aplikacionin.
-E përdorin shumë, si të rinjtë, ashtu edhe pensionistët, si ata me të ardhura më të larta ashtu edhe ata me të ardhura më të ulëta, nuk ka dallim. Përveç kësaj, konsumatorët mbledhin kuponë dhe kështu përfitojnë zbritje në pajisjet e kuzhinës që janë aktualisht në shitje – thotë arkëtarja.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *