RAKOCASIT KËRKOJNË NGA PROKURORIA HETIM, SI DHE PSE DEPONIA ËSHTË KAPLUAR NGA ZJARRI

Bujanoc, 12. prill 2024. Bashkësia lokale e Rakocit u ka dërguar krerëve të komunës së Bujanocit, por edhe prokurorisë kompetente, kërkesë për zgjidhje urgjente të problemit të deponisë, duke kërkuar që të hetohen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me zjarrin që ka shpërthyer atje dhe më në fund konstatohen shkaqet e zjarrit. Rakocasit këtë dokument ia kanë dërguar të premten kryetarit të komunës Nagip Arifi, kompanisë Komunalia dhe inspektorit për mbrojtjen e mjedisit.
„E kemi njoftuar edhe prokurorinë nga e cila kërkojmë të hetojë se si është djegur deponia – thotë Dejan Lubisavleviq“, kryetar i BL Rakoc.
Banorët e Rakocit janë më të ekspozuarit ndaj tymit toksik nga deponia dhe, sipas Lubisavleviqit, kërkesa të tilla dërgojnë çdo vit.
„Prej vitesh kemi dërguar kërkesa për të hetuar gjithçka që ka të bëjë me deponinë dhe për të parandaluar zjarret, por nuk kemi marrë kurrë përgjigje. Ndërkohë që situata është katastrofike, dje filluan të mbulonin diçka, por më kot, ende nuk mund të merret frymë, nuk e di më se çfarë të bëjmë – shton Lubisavleviq.
Kujtojmë se rreth tridhjetë qytetarë janë mbledhur të enjten para objektit të Komunës së Bujanocit për të dorëzuar peticionin për zgjidhjen përfundimtare të problemit të deponisë që po digjet që nga e marta.
Ata i dhanë autoritetit vendor një afat prej 72 orësh për zgjidhjen e problemit (deri të hënën), në të kundërt, siç shprehen në peticion, do të bllokojnë hyrjen në vendgrumbullim dhe do të pengojnë dërgimin e plehrave.
Redaksia jonë, përmes aplikacionit Njofto Bujanovaçken, çdo ditë kontaktohet nga një numër i madh i qytetarëve të cilët na dërgojnë foto dhe video materiale.
TEKSTI I KËRKESËS: I/e nderuar, bazuar në Ligjin për mbrojtjen e mjedisit, neni 9, paragrafi 5, si dhe Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, neni 2, paragrafi 1, ju kërkojmë që urgjentisht të merrni të gjitha masat për shuarjen e zjarri dhe parandalimin e djegies së mëtutjeshme të deponisë së egër që gjendet në ngastrat e fshatit Rakoc, duke përhapur substanca të rrezikshme toksike që rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve dhe dëmtojnë mjedisin në tërë komunën. Ju kujtojmë edhe nenin 30 të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit, i cili rregullon procedurën e deponimit të mbeturinave si dhe menaxhimin e mbeturinave komunale, i cili këtu është shkelur rëndë dhe ju bëjmë thirrje që të përfshiheni sa më shumë në zgjidhjen e këtij problemi të madhë. Nëse nuk ndërmerrni asnjë hap konkret në afat sa më të shkurtër të mundshëm, ne do të detyrohemi të përdorim masa të tjera jopopullore dhe të mbrojmë shëndetin tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *