Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. prill 2024. Shqiprim Arifi nuk është më kryetar i Preshevës, ngase tashmë komuna do të udhëhiqet nga Autoriteti i Përkohshëm me në krye Ragmi Mustafa deri në zgjedhjet lokale (2 qershor).
Vendimin e Qeverisë së Serbisë për organin e përkohshëm që do ta udhëheq Mustafa, anëtarë të së cilës do të jenë Tefik Bajrami, Sami Salihu, Shkëmbim Veliu dhe Branko Trajkoviq, të shtunën e ka bërë të ditur presidenti aktual Arifi.
Ai dhe Alternativa e tij për Ndryshim definitivisht e humbën shumicën në kuvendin lokal në tetor të vitit të kaluar, kur skadoi afati ligjor prej tre muajsh për mbajtjen e seancës së Kuvendit, për të cilin kishte shkruari Bujanovaçke.
Emërimi i Autoritetit të Përkohshëm, që do të drejtojë komunën deri në zgjedhje, është pritur të bëhej më herët.
Mirëpo, shkarkimin e tij zyrtar Arifi tani e paraqet si “të paligjshëm dhe të dhunshëm nga regjimi antishqiptar në Beograd”, siç ka thënë ai në Facebook.
Arifi erdhi në pushtet në Preshevë për herë të tretë në vitin 2022, pasi mazhoranca e re zëvendësoi Ardita Sinanin nga PDVD, pas më pak se një viti në pushtet që nga zgjedhjet e vitit 2021.
Përveç asaj periudhe, Preshevën që nga viti 2016 e ka udhëhequr Arifi – si kryetar i komunës apo organit të përkohshëm.
Prej shkurtit të këtij viti më nuk është as kryetar i partisë që ka themeluar.
RAGMI MUSTAFA SËRISH LIDER I PRESHEVËS, FUTEN MASAT E PËRKOHËSHME
Bujanovačke21. Apr 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostNJË LEHONË VDES NË SPITALIN E VRANJËS
Next PostSUBJEKTET POLITIKE SHQIPTARE NUK MERREN VESH AS PËR UNITET PASZGJEDHOR NË BUJANOC