Bujanoc, 22. prill 2024. (Foto N1) – Shaip Kamberi, i vetmi deputet nga Bujanoci i zgjedhur nga lista e udhëhequr nga Partia e tij për Veprim Demokratik, ka përkrahur propozimin e kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq që sot Kuvendi të votojë Propozimin për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet lokale.
Megjithatë, nga ana tjetër, blloku opozitar “Serbia kundër dhunës” me sa duket u shpërbë për shkak të dilemës nëse duhet pranuar daljen në zgjedhjet e 2 qershorit.
“Zgjedh luftën” është slogani i ri i koalicionit që zgjodhi të shkojë në zgjedhjet lokale të 2 qershorit, ku përfshihen Lëvizja Popullore e Serbisë, Fronti i Gjelbër/Majtas, Kryengritja Ekologjike, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë dhe Fytyra e re e Serbisë dhe Partisë Demokratike.
Kundër është një pakicë e përbërë nga Partia për Liri dhe Drejtësi, Qendra e Serbisë dhe Zajedno. Ata nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit, por kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhje në qytete dhe komuna të tjera.
“Përpara jush janë partitë dhe organizatat politike që kanë vendosur për pjesëmarrje në zgjedhjet e 2 qershorit në Beograd, si dhe në të gjitha zgjedhjet lokale, krahas përmbushjes së tri kërkesave themelore të opozitës. Prandaj, këto gjashtë organizata që janë këtu e morën atë vendim dhe bënë marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në ato zgjedhje me sloganin „Zgjedh luftën”, tha në konferencën e sotme për media në emër të koalicionit të ri, Miroslav Aleksiq nga Lëvizja Popullore e Serbisë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…