Bujanoc, Prishtinë, 16. maj 2024. – (Foto ilustrim) – Fushata derë më derë, kur aktivistët e partisë vijnë në shtëpinë apo banesën tuaj, lejohet, por vetëm nëse qytetarët pranojnë një bisedë të tillë. Nga organizata CRTA thonë se kjo formë e fushatës është presion ndaj votuesve, që përbën vepër penale.
Siç raporton Juzhne Vesti, kjo është një lloj fushate e shpeshtë në Serbi.
“ Kjo është një mënyrë që partitë të bisedojnë drejtpërdrejt me bashkëqytetarët e tyre për problemet që mundojnë qytetarët, si dhe të ofrojnë politikat, programet dhe zgjidhjet e tyre. Kjo lejohet vetëm nëse ju jeni dakord me të. Ajo që nuk u lejohet aktivistëve partiakë është të këmbëngulin që t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre nëse nuk dëshironi dhe aq më pak u lejohet presioni apo shantazhi në çfarëdo mënyre qytetarëve që të deklarohen nëse nuk duan. Presioni ndaj votuesve është vepër penale në Serbi – thonë nga organizata CRTA.
Ata theksojnë se nëse aktivistët e partisë posedojnë të dhënat personale të një qytetari (p.sh. numrin unik të identitetit, numrin e kartës së identitetit…), dhe qytetarët janë të sigurt se nuk ia kanë dhënë kurrë ato të dhëna asaj partie, atëherë partisë mund t’i kërkohet që t’i fshijë të dhënat e tyre nga baza e të dhënave dhe ata nuk i kontaktojnë më.
Në këtë link gjendet formulari që qytetarët mund ta plotësojnë dhe ta dorëzojnë në parti, te e cila dyshojnë se posedon të dhënat e qytarit të ankuar.
Početna FILLIMI LEJOHET FUSHATA “TAK – TAK, E TROKITJES DER MË DERË, POR VETËM ME PËLQIMIN E QYTETARËVE
LEJOHET FUSHATA “TAK – TAK, E TROKITJES DER MË DERË, POR VETËM ME PËLQIMIN E QYTETARËVE
Bujanovačke16. May 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostBËHET MUZE, SHTËPIA NË KONÇUL NË TË CILËN ISHTE VENDOSUR SHTABI I UÇPMB-së
Next PostQEVERIA E KOSOVËS ZOTOHET PËR HARTIIN E DRAFT - STATUTIT TË AKS