Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 14. qershor 2024. Maturantët e vegjël të paraleles së ndarë të SHF “Branko Radiçeviq në fshatin Llopardincë të Bujanocit sot festuan me mësuesen Vesna Mitiq dhe shokët e paraleleve të tjera të kësaj shkolle.
“Faleminderit për të gjitha momentet e gëzueshme që solle në jetën tonë, për gjithçka që na mësove, që ishe me ne kur të tjerët nuk ishin, që na more në mbrojtje edhe kur nuk e meritonim”, i thanë nxënësit mësueses së tyre, në përfundimin e arsimit të tyre katërvjeçar. Ata do të vazhdojnë shkollimin në shkollën e tyre amëz në Bujanoc.
Mësuesja Vesna Mitiq u ka dërguar një mesazh të gjithë nxënësve të komunës së Bujanocit të cilët janë duke përfunduar klasën e katërt.
“Të gjithë maturantëve të vegjël u uroj fat dhe suksese në shkollimin e tyre të ardhshëm, të punojnë shumë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të rriten në njerëz të mirë dhe të ndershëm”, tha Mitiqja.
Klasën e katërt këtë vit e mbaruan 4 nxënës dhe në të gjithë shkollën ishin gjithsej 26, krahas tyre ishin edhe 13 parashkollorë.
Vitin e ardhshëm shkollor në Lopardinac do të fillojnë klasën e parë 12 nxënës.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…