Bujanoc, 17. qershor 2024. Tre fëmijë, një grua dhe burri që drejtonte veturën “Ford Fiesta” janë lënduar në fshatin Drezhnicë afër Bujanocit, pasi automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme. Policia bën të ditur gjithashtu se shoferi kishte 0,96 promijë alkool në gjak.
Ndaj këtij shtetasi nga Vranja (51) policia do të bëjë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të rrezikimit të komunikacionit publik.
“Siç dyshohet, të dielën rreth orës 22:30 në fshatin Drezhnicë afër Bujanocit, duke drejtuar veturën Ford Fiesta, me shpejtësi të papërshtatshme dhe me 0,96 promijë alkool në sistemin e torganizmin e tij, ka humbur kontrollin e veturës dhe ka devijuar nga rruga.
Me atë rast janë lënduar shoferi, bashkëshortja e tij tridhjetë e gjashtë vjeçare dhe tre fëmijët shtatë, gjashtë dhe tre vjeç”, njofton policia.
Ndaj vozitësit pesëdhjetë e një vjeçar do të bëhet kallëzim penal në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…