Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. qershor 2024. Nuk po duket fundi i helmimit sistematik të njerëzve dhe fëmijëve në Bujanoc, Rakoc dhe rrethinë. Zjarri në deponinë e qytetit ka shpërthyer që nga e diela ndërsa mëngjesin e së martës duket se po arrin kulminacionin. Dëshmitarët okularë thonë se tymi shkon deri në 50 metra lartësi, aktualisht era po e çon në autostradë, e cila nuk duket për shkak të avujve toksik.
“Nuk mund të merret frymë”, “Do të ngulfatemi”, “Shpërtheu reaktori bërthamor”, “Zjarri më i madh deri më tani”, janë disa nga dhjetëra mesazhet, së bashku me fotografi dhe video, të dërguara nga lexuesit e Bujanovaçkes.
Zemërimi për katastrofën mjedisore, për ngulfatjen e fëmijëve dhe të gjithë të tjerëve që po ndodh prej vitesh, po bulëzon vetëm në rrjetet sociale.
Për shkak të zjarrit të ngjajshëm që kishte shpërthyer në prill, në protestën para pallatit të komunës së Bujanocit ishin tubuar vetëm një grusht njerëzish.
Previous PostFAKULTETI EKONOMIK: REGJISTRIMI MË 24 DHE 25 QERSHOR, 90 VENDE NË BUXHETIN E SHTETIT
Next PostPARALAJMËRIM ZYRTAR: NË BUJANOC ARRIJNË DITË ME TEMPERATURA TROPIKALE