Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25. qershor 2024. (Foto nga arkivi) – Procesi i përzgjedhjes së firmave ndërrtimore për asfaltimin e rrugicave në disa fshatra të komunës së Bujanocit ku jetojnë shqiptarë ka përfunduar ndërsa Komuna do të paguajë gjithsej 18.4 milionë dinarë.
Për punimet në Nasalcë dhe Letovicë, komisioni komunal për prokurim publik pranoi ofertën e kompanisë preshevare Saba Bellça.
Vlera e kontratës është 10.1 milionë dinarë me TVSH.
Puna e asfaltimit në Lluçan, Turi, Dobrosin, Konçul dhe Osllarë iu dha dy kompanive nga Vranja – DSD Roads dhe GP 5D Panevle.
Komuna për këto punë do të paguajë 8.4 milionë dinarë me TVSH.
Komuna paraprakisht njoftoi se riparimi i rrugëve dhe rrugicave në Bujanoc dhe fshatra do të fillojë në fillim të korrikut.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…