ARRESTIM PËR SHKAK TË DHUNËS NË FAMILJE

Bujanoc, 4.korrik 2024. Policia në Surdilicë arrestoi N. Gj. (1981) nga afërsia e këtij vendi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale të dhunës në familje dhe rrezikimit të sigurisë.
Ai dyshohet se pas një debati të shkurtër me nënën, kunatën dhe mbesën e tij, me makineri pune ka rrëzuar murin dhe portën e hyrjes në shtëpinë familjare dhe ka kërcënuar se do t’i vërë flakën shtëpisë.
Policia ka shqiptuar masa emergjente ndaj të dyshuarit: largim të përkohshëm të autorit nga banesa dhe ndalim të përkohshëm të autorit që të kontaktojë me viktimën e dhunës dhe t’i afrohet asaj, njoftoi të mërkurën Policia e Vranjës.
Me urdhër të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike në Vladiçin Han, N. Gj. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do të dërgohet me kallëzim penal në prokurori.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *