NË FAKULTETIN EKONOMIK 60 BRUCOSHË

Bujanoc, 4.korrik 2024. Nga 90 vende të parapara në departamentin e Bujanocit të Fakultetit Ekonomik në Suboticë, rreth 60 prej tyre do të plotësohen në afatin e parë të regjistrimit.
Më 3 korrik provimin pranues në këtë fakultet e kanë dhënë 61 kandidatë që pritet edhe të regjistrohen..
Regjistrimi do të bëhet në datat 10 dhe 11 korrik.
Bujanovaçke më herët njoftoi se të 90 vendet janë në buxhet. Studentët do të ndjekin programin studimor Ekonomi Biznesi.
Afati i dytë i regjistrimit është më 5 dhe 6 shtator.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *