Bujanoc, 26.korrik 2024. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të luftojë për rritjen e pagës minimale në Serbi dhe se do t’i lutet kryeministrit Millosh Vuçeviq dhe ministrit të Financave Sinisha MalI që t’i kushtojnë më shumë vëmendje pagës minimale. Gjithashtu, ai paralajmëroi rritje të ndjeshme të pagave në sektorin publik, veçanërisht në arsim.
“Gjatë bisedave me punëdhënësit do të luftoj për ngritjen e pagës minimale, ndërkaq ne do t’i ndihmojmë ata me uljen e tatimeve, pa rrezikuar ardhjen e investitorëve të huaj apo mbijetesën e biznesmenëve lokal. I kërkoj Vuçeviqit dhe Mallit që para së gjithash të kujdesen për pagën minimale”, tha Vuçiq në Paris, ku po qëndron me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike.
Ai ka theksuar se minimumi do të jetë së paku 51 apo 52 mijë dinarë, por nuk ka specifikuar se kur do të ndodhë kjo, transmeton N1.
Ai shtoi gjithashtu se nuk është e lehtë për ata që jetojnë me pagën minimale, por se është interesante për të që në mesin e qytetarëve të varfër ka më shumë njerëz që mbështesin politikën e tij sesa mes atyre që, siç tha, “shteti dha gjithçka për ta”.
Vuçiq ka paralajmëruar edhe rritje të ndjeshme të pagave në sektorin publik, veçanërisht në arsim, ndërsa ka përmendur se pensionet nuk do të rriten vetëm për 10 për qind, por së paku 10 për qind. Ai shtoi se do të merret vesh nëse do të jetë 10.5, 11 apo 11.2 për qind.
Previous PostDËRGOHEN NË 48 MBAJTJE DY PERSONAT QË SULMUAN ZYRTARËT KOMUNAL NË BUJANOC
Next PostNGA MËNGJESI I SOTËM TYMI NGA DEPONIA SËRISH PO PËRHAPET NË QYTET