Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. gusht 2024. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu ka njoftuar se në ditët në vijim do të mbahet një protestë e madhe kombëtare e shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë. Protesta po organizohet, siç tha më herët Lutfiu, për shkak të diskriminimit që shteti i Serbisë po e bën ndaj komunitetit shqiptar.
Ai në një video-mesazh të publikuar të dielën tha se protesta do të jetë paqësore.
Bujanovaçke më herët ka shkruar se Lutfiu ka iniciuar takime me liderët politikë të shqiptarëve, të pakënaqur me zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Bujanoc në fillim të korrikut.
Pas takimeve ai tha se të gjithë janë dakord që protesta të mbahet.