PAJAZITI:GJUHA E URREJTJES NUK KA VEND NË BUJANOC

Bujanoc, 14 gusht 2024. – Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, ka kërkuar nga organet kompetente që të gjendet autori i mesazhit të gjuhës së urrejtjes në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe të merren masa ligjore ndaj tij.
“Gjuha e urrejtjes nuk duhet të jetë kurrë pjesë e komunitetit tonë. Bujanoci njihet si shoqëri tolerante edhe në kohët më të vështira dhe asnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e mira mes bashkësive të ndryshme etnike”, tha Pajaziti.
Kushdo që është autor i këtij mesazhi, siç shtoi ai, për mesazhe të tilla që i dërgon ai nuk ka vend në Bujanoc dhe meriton dënim.
Bujanovaçke dje ka njoftuar se në oborrin e Shtëpisë së shëndetit është shfaqur mesazhi “Vdekje shqiptarëve”, të cilin deputeti Shaip Kamberi e ka vlerësuar si albanofobinë në rritje, ndërsa kreu i SNS-së lokale dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, ka bërë thirrje për qetësimin e tensioneve dhe për tolerancë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *