TRUPI KOORDINUES NDANË 34 MILIONË DINARË PËR BIZNESET, HAPET KONKURSI

Bujanoc, 15 gusht 2024. (Foto nga arkivi) – Trupi Koordinues (TK) për jugun e Serbisë ka shpallur konkurs për ndarjen e subvencioneve për kompanitë private në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. 34 milionë dinarë janë gati për subvencione.
13.09 milionë dinarë janë ndarë për biznet në Preshevë, 14.1 milionë dinarë në Bujanoc dhe 6.8 milionë dinarë për komunën e Medvegjës.
Subvencionet do të financojnë blerjen e pajisjeve dhe makinerive.
Çdo aplikim vlerësohet në bazë të kritereve të vlerësimit dhe krijohet një listë renditjeje në bazë të numrit të pikëve në përputhje me kriteret.
Afati i fundit për aplikim është 5 shtator.
Çdo vit, TK financon biznesmenë në tri komuna përmes subvencioneve të tilla.
Detajet e konkursit mund t’i shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *