PVD: MITROVIQ, KAMBERI ËSHTË DEPUTET POPULLOR PËR TË PËRFAQËSUAR SHQIPTARËT

Bujanoc, 28 gusht 2024. – Nga Partias për veprim demokratik e Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) i thanë Nenad Mitroviqit, drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, se Kamberi si deputet ka legjitimitet të luftojë për të drejtat e shqiptarëve. Ata po ashtu theksuan se në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, PVD-ja mori 2200 vota më shumë se SNS e Mitroviqit, e cila shkoi në zgjedhje në një koalicion prej shtatë partish.
– Tre nga katër institucionet që zgjidhen në zgjedhjet në të cilat marrin pjesë shqiptarët (për deputet, për Komunën e Preshevës dhe Këshillin Kombëtar) udhëhiqen ose bashkëmenaxhohen nga PVD – sipas Degës së PVD-së në Bujanoc, të kryesuar nga Ragmi Mustafi.
Reagimi vjen pasi Mitroviqi deklaroi të martën se PVD-ja në Bujanoc ka fituar më pak vota në mesin e partive shqiptare, gjë që, përfundoi ai, ishte një shenjë se shqiptarët nuk e duan më që Kamberi t’i përfaqësojë ata.
– Në nivel të dy bashkive, PVD ka 2258 vota më shumë se koalicioni juaj, i cili përbëhet nga 7 parti politike. Prandaj deklarata juaj se Shaip Kamberi nuk ka legjitimitet të flasë për të drejtat e shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk e kanë votuar në zgjedhje është dashakeqe me motivin e mohimit të kërkesave legjitime të shqiptarëve dhe është vazhdimësi e politikës së shqiptarofobisë. Si përfaqësues i popullit shqiptar, Shaip Kamberi jo vetëm ka legjitimitet, por ka edhe detyrimin që të avokojë fuqishëm për realizimin e të drejtave të komunitetit që përfaqëson. Këto të drejta garantohen nga legjislacioni shtetëror dhe konventat ndërkombëtare – sipas PVD.
Ata vlerësuan se Mitroviqin e shqetëson politika e Kamberit bazuar në faktet e diskriminimit shumëvjeçar dhe albanofobisë në rritje, të cilën ai e nxit.
Në Kuvend, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në Strasburg, Bruksel, Berlin dhe Uashington, Shaip Kamberi do të vazhdojë të deklarojë faktet për diskriminimin që shteti nën udhëheqjen e “partisë -shtet” ushtron ndaj shqiptarëve.
Në deklaratën e PVD-së thuhet se për legjitimitet po tenton të flet dikush i cili që nga ardhja në krye të Shërbimit të Trupit Koordinues nuk e ka bindur kryetarin e këtij institucioni që të mbajë një mbledhje të Kryesisë së Trupit Koordinues, i cili u krijua për të “inkurajuar dialogun midis komuniteteve lokale dhe qeverisë qendrore”.
– Duke mohuar marrëveshjet e nënshkruar, duke mohuar faktet e diskriminimit, duke mohuar kërkesat legjitime të shqiptarëve, ju po e shkatërroni edhe mundësinë e fundit për dialog. E kemi të qartë. Ashtu keni marrë detyrë. Por mos harroni se as ne nuk do të ndalemi. Detyra jonë morale, politike e njerëzore është të vazhdojmë të mbrojmë vlerat e barazisë, lirisë e demokracisë si fundamente të BE-së”, porosisin nga partia e Kamberit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *