Bujanoc, Preshevë 30 gusht 2024. Në Preshevë u vendos gurthemeli për ndërtimin e Zonës Industriale në atë vend. Fillimin e punimeve e shënoi kryetarja e komunës, Ardita Sinani dhe zëvendësi i saj, Ragmi Mustafa, të cilët vlerësuan se është një hap i madh në zhvillimin ekonomik të Preshevës, ndërsa në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë.
“Hapja e Zonës Industriale paraqet një investim që Presheva e ka pritur gjatë dhe paraqet një mundësi të artë për të stimuluar zhvillimin ekonomik. Ne do të ofrojmë infrastrukturë moderne për investitorët, duke krijuar një mjedis të favorshëm për prodhuesit, vendas dhe të huaj, për të krijuar vende të reja pune”, tha Sinani.
Ajo theksoi se Presheva ka një pozitë të shkëlqyer gjeografike, afër Korridorit 10 dhe hekurudhës, e cila duhet të përdoret për të tërhequr investime dhe për të zhvilluar një ekonomi stabile dhe të fuqishme.
Sipas statistikave zyrtare, Presheva është një nga komunat më të varfra në Serbi.
Previous PostLEON MEMETI MERRË DETYRËN E DREJTORIT NË QENDRËN PËR PUNË SOCIALE
Next PostPVD: MITROVIQ, KAMBERI ËSHTË DEPUTET POPULLOR PËR TË PËRFAQËSUAR SHQIPTARËT
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.