Bujanoc, Beograd, 3 shtator 2024. – Ka filluar aplikimi i nxënësve në konkursin për kredi dhe bursa ndërsa aplikimi bëhet përmes Portalit për aplikim për bursa dhe kredi për nxënës dhe studentë, njoftoi Ministria e Arsimit.
Siç thuhet, aplikimet e studentëve për kredi dhe bursa do të fillojnë më 1 tetor 2024.
Udhëzimet për paraqitjen e aplikimeve për kredi dhe bursa studentore janë të disponueshme në këtë adresë.
Kujtohet se në nivel vjetor më shumë se 45 mijë studentë aplikojnë për kredi apo bursë ndërsa Ministria e Arsimit miraton rreth 30 mijë prej tyre.