PAJAZITI: SABOTIMI NGA SHËRBIMET PUBLIKE, NË MUAJIN E PARË TË MANTADIT TIM

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3 shtator 2024. – Një muaj pas marrjes së detyrës si kryetar i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti iu drejtua qytetarëve dhe tha se qeveria e re është duke punuar intensivisht në përmirësimin e gjendjes së keqe financiare që ka gjetur. Ai gjithashtu theksoi se ka pasur sabotim. Jemi duke punuar në krijimin e një ekipi për ndryshim, i cili do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët tanë – tha ai.
“Fillimi ynë u pasua me disa probleme – zjarre në disa lokacione, zjarre në deponinë e qytetit. Jemi përballur me mungesë të ujit të pijshëm, si dhe me sabotim nga disa punëtorë të cilët hezituan të kryejnë punën e tyre për largimin e mbeturinave në qytet dhe në disa fshatra – deklaroi kryetari i komunës në një video-mesazh.
Siç thotë ai, shumica e këtyre problemeve janë tejkaluar dhe situata është nën kontroll.
“Në ditët në vijim do të fillojmë me projekte të reja dhe qytetarët tanë do të informohen me kohë për të gjitha aktivitetet tona. Faleminderit shumë për mbështetjen e deritanishme”, tha Pajaziti.
Ai mori postin e kryetarit nga Nagip Arifi më 31 korrik. Mirëpo, për ndërrimin e disa prej drejtorëve u desh të kalonte një muaj për shkak të pushimeve vjetore të këshilltarëve të Kuvendit të Bujanocit.
Më në fund Ruzhdi Halili u largua nga detyra e të parit të NP Komunalia të shkatërruar. Ai u pasua nga Amir Xhaferi i Frontit për Ndryshim. Qytetarët presin që kreu i ri i ndërmarrjes të konsolidojë kompaninë dhe t’u sigurojë ujësjellës normal, të parandalojë zjarret në deponinë e qytetit dhe në fund të pastrojë qytetin dhe rrethinat e tij nga plehrat.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *