STACIONI I VETERINËS BUJANOC: BLEGTORËVE U NDAHET GRUPI I FUNDIT I MËSHQERRAVE NGA GJERMANIA

Bujanoc, 17 shtator 2024. – Grupi i fundit, i tret me radhë, i 30 mëshqerrave Simmental të cilësisë së lartë, të importuara nga Gjermania, iu shpërnda fermerëve lokal mëngjesin e së martës. Këtë punë e ka kryer Stacioni i veterinës Bujanoc, i cili ka importuar gjithsej 90 krerë të tilla me çmimet më të mira që nga kjo verë.

Siç na tha Miodrag Millkoviq, drejtori i Veterinës, i cili u mundësoi blegtorëve nga Bujanoci dhe Presheva që të marrin krerët e klasit të parë me çmime më të volitshme, ende ka interesim të madh te blegtori për importimin e pesëdhjetë krerëve të tjerë.

“Do të bëjmë gjithçka për të plotësuar nevojat e blegtorisë, por importet aktualisht janë të pasigurta për shkak të sëmundjes së “gjuhës blu” në Austri, thotë Milkoviq.
Nëse krahasoni cilësinë e mëshqerrave dhe çmimin, nuk duhet të habiteni nga interesimi i madh i blegtorëve.

Rimbursimi është në masën 65 për qind të çmimit të faturuar dhe synimi ynë është që të bëhet sa më shpejt, maksimumi brenda 60 ditëve, dhe këto nuk janë mjete të vogla dhe mendoj se janë jashtëzakonisht stimuluese. Çmimi i një mëshqerre në treg është 2.350 euro, plus 10% TVSH, pra përafërsisht në çmimin prej 2.550 euro ju merrni një kthim prej 65 për qind, që do të thotë se çmimi për kokë do të jetë pak më shumë se 800 euro. Këtij çmimi i shtohen edhe shpenzimet e transportit dhe analizave të kafshëve, të cilat arrijnë në afërsisht 300 euro për kokë – tha më herët Milkoviq dhe shtoi se Stacioni i veterinës i bartë shpenzimet e testimit dhe analizimit të mëshqerrave, të cilat arrijnë në 230 euro për kokë.

Në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës janë të regjistruara 806 ferma që merren me blegtori, 164 me dhi, 232 me dhen dhe 27 me derra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *