VK PRESHEVË: NË RIMORKOI KAMPINGU GJENDEN 35 FISHEKË PISTOLETE

Bujanoc, Preshevë 17 shtator 2024. – Në një rimorkio kampingu gjatë hyrjes në Serbi përmes pikës kufitare të Preshevës, dogana dhe policia kanë konfiskuar 35 fishekë pistolete të kalibrit 6,35 mm, , njofton Drejtoria doganore. Municioni ishte në xhepin e çantës së shpinës.

“Në hyrje të Serbisë, kur një veturë me rimorkio kampingu me targa të huaja ka mbërritur në linjë për kontroll të rregullt, shoferi i veturës u ka thënë zyrtarëve se nuk ka asgjë për të raportuar. Mirëpo gjatë kontrollit të detajuar të automjetit dhe rimorkios është konstatuar një gjendje tjetër”, thonë nga Dogana.

“Në rimorkion e kampingut ka pasur një çantë shpine të zezë, në xhepin e së cilës janë zbuluar 35 fishekë pistolete të kalibrit 6.35 mm, të cilët së bashku me shoferin i janë dorëzuar autoriteteve të tjerë të MPB-së. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një armë që është në funksion apo thjesht një send koleksionist dhe pjesët e tyre, deklarimi i mallit, veçanërisht i atyre që mund të kenë qëllime të shumëfishta, është i detyrueshëm dhe është detyrë e çdo udhëtari”.
Dogana rikujton se udhëtarët lejohen të sjellin përkohësisht armë dhe municion në Republikën e Serbisë vetëm kur vijnë për gjueti të organizuar, të organizuar nga Shoqata e Gjuetisë së Serbisë ose organizata të tjera të autorizuara për këtë qëllim, si dhe për të marrë pjesë në një event sportiv”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *