PROTESTË E SHQIPTARËVE NË PRESHEVË, VENDOSEN TRANSPARENTE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, EDHE KËRKESA PËR KTHIMIN E GJYKATËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 shtator 2024. (Foto: FolOnline) – Të hënën në Preshevë është mbajtur protesta e shqiptarëve kundër, siç thonë ata, diskriminimit të kryer ndaj tyre nga shteti i Serbisë. Për dallim nga protesta e 12 gushtit në Bujanoc, tani organizohet një shëtitje proteste nga stadiumi i qytetit deri te sheshi kryesor. Pjesëmarrësit e protestës mbanin pankarta me mbishkrimet “Stop pasivimit selektiv”, “Duam tekste shqipe”, “Na ktheni adresat tona”, “Evropë monitoro Serbinë”. U këndua edhe himni kombëtar i Shqipërisë.
Protestës i prinin kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu, deputeti dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi, kolegët e tij partiakë Ardita Sinani – kryetari e Preshevës, Ragmi Mustafi – kryetar i degësnë së kësaj partie Bujanoc si dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë.
Ata mbanin një pankartë të madhe me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të protestës mbanin flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
Protestuesit u ndalën para Shtëpisë së shëndetit, ku në hyrje ishte vendosur pankarta “Shtëpia e diskriminimit”, më pas në objektin e departamentit të Gjykatës për Kundërvajtje u vendos mbishkrimi “Na ktheni gjykatën”. Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë është emërtuarsi Trup ç’koordinues.
Siç raporton Folonline, para gjykatës ka ndodhur thuajse një incident, pasi sigurimi nuk ka lejuar vendosjen e tabelës, por është dorëzuar nën presionin e pjesëmarrësve në protestë.
Nuk munguan as pankartat ku shkruhej “Stop pasivimit selektiv”, “Duam tekste shqipe” dhe “Na ktheni adresat”. Gjatë protestës u këndua himni kombëtar i Shqipërisë.
Shëtitja përfundoi në sheshin e Preshevës, ku në vendin ku dikur ishte monumenti i luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së, ishte vendosur transparenti “Ky është vendi i lapidarit të dëshmorëve”..
“Të gjithë së bashku po ngremë zërin për çdo shqiptar të shtypur dhe të diskriminuar, të keqtrajtuar nga Serbia”, tha Lutfiu para protestës.
Shqiptarët kërkojnë tekste në gjuhën amtare për gjimnazistët, njohjen e diplomave universitare të fituara në Kosovë, mundësi të barabarta punësimi, ndalimin e pasivizimit, integrimin në institucionet shtetërore.
Mediat në gjuhën shqipe raportojnë se qindra qytetarë kanë marrë pjesë në protestë. Ka pasur edhe ardhje të organizuara nga Bujanoci dhe Medvegja të drejtuara nga KKSH.
Protesta e parë u mbajt në Bujanoc më 12 gusht, dhjetë ditë pas shkarkimit të pushtetit lokal dhe largimit të partive të Shaip Kamberit, Shqiprim Muslit dhe Nagip Arifit nga pushteti, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *