Bujanoc, Beograd, 15 tetor 2024. – “Pension social – i garantuar prej jo më pak se 150 euro do të kthente dinjitetin e grave në fshat,” tha ministri për çështje rurale Millan Kërkobabiq me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave rurale.
“Kur flasim për pozitën e grave në fshat, sidomos të atyre të moshës më të vjetër, të cilat nuk janë pensioniste dhe nuk do të jenë asnjëherë, nënkuptojmë para së gjithash vendosjen e një pensioni social – të garantuar prej jo më pak se 150 euro. Për ne, për shoqërinë në tërësi, është e një rëndësie të veçantë kombëtare dhe shtetërore që të arrihet një marrëveshje që gratë në fshatra të jenë pjesa kryesore, vendimtare dhe më vitale e mbrojtjes së mbijetesës së fshatrave të Serbisë”, tha Kërkobabiq, njoftoi kabineti i tij.
Ai shtoi se kur të merret parasysh kjo, shteti duhet të punojë për përmirësimin e pozitës socio-ekonomike të gruas në fshat.
“Ato duhet të jetojnë me diçka, duhet të kenë diçka dhe duhet të pyeten për diçka. As nuk kanë, as nuk pyeten. Çfarë duam? Ne duam që nënat, gjyshet, motrat, gratë tona të marrin një rol të ri, duam t’u sigurojmë atyre një burim të qëndrueshëm ekzistence dhe më pas t’u rikthejmë dinjitetin njerëzor. Ato e meritojnë”, tha Kërkobabiq.
*Foto: Qendra mediale Beograd
KËRKOBABIQ KËRKON PENSION TË GARANTUAR PËR GRATË E FSHATIT
Bujanovačke16. Oct 2024.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostBIZNES PATRIOTIZMI: MILIONA BORXHE TË SHQIPRIM MUSLIUT NDAJ SHTËPISË SË KULTURËS (TOP STORY)
Next PostDYSHIME PËR TRUKIM ÇMIMESH, “MAXI” NË TARGET TË PROKUROSISË SPECIALE