Bujanoc, Preshevë, 24 tetor 2024. – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ishte mysafir i Simpo-s në Vranjë, ku para hapjes së objektit të kompanisë në Bujanoc, u takua me drejtorin e përgjithshëm Sllagjan Disiq.
Pajaziti ka theksuar se biseda me Disiqin ka qenë “shumë e suksesshme”.
“Kemi biseduar edhe për hapjen e linjës së re për prodhimin e dyshekëve në Bujanoc, e cila do të fillojë së shpejti së funksionuari dhe e cila do të krijojë mundësi punësimi për rreth 50 punëtorë nga komuna jonë”, ka thënë Pajaziti.
Siç ka paralajmëruar edhe Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare për hapjen e fabrikës Simpen në Bujanoc, e cila sërish është në pronësi të Simpo-s.
PAJAZITI MUSAFIR I SIMPO-s DHE I DREJTORIT DISIQ NË VRANJË
Bujanovačke24. Oct 2024.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostGJYKATA KTHENË NË PUNË AKTOREN NGA PRESHEVA
Next PostMIROSLLAV JOCIQ SHEF I RI I LOKAL I PARTISË SË MIKI ALLEKSIQIT NË BUJANOC