Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. tetor 2024. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), selia e të cilit është në Bujanoc, njoftoi se këtë javë do të hapet konkursi për subvencione për fermerët shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Paratë për fermerët vijnë nga buxheti i qeverisë së Kosovës.
Shuma përfundimtare e parave për çdo aplikim individual do të përcaktohet nga ekspertë të qeverisë së Kosovës, tha kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu.
Sipas tij, afati për aplikim do të jetë 10 ditë, ndërsa dokumentet do të dorëzohen vetëm në selinë e KKSH-së në Bujanoc, përveç aplikantëve nga Medvegja, të cilët mund ta bëjnë këtë në zyrën e atjeshme të KKSH-së.
-Listat preliminare dhe përfundimtare para publikimit do t’i dërgohen Qeverisë për verifikim, ndërsa shuma përfundimtare e mjeteve do të përcaktohet nga ekspertët e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për ta kaluar këtë konkurs mos kërkoni mbështetje nga askush, sepse nëse i plotësoni kushtet do të mbështeteni pa dyshim dhe anasjelltas, nëse nuk i plotësoni kushtet nuk do të kaloni pa marrë parasysh gjithçka tjetër”, ishte mesazhi i Lutfiut për fermerët.
Siç thotë ai, djersa e fermerëve duhet të respektohet dhe prandaj nuk do të ketë kompromis.
KKSH: KONKURS PËR BUJQIT SHQIPTARË, NUK KA URGJENCË
Bujanovačke28. Oct 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostKRYEMINISTRI VUÇEVIQ: SHTETI NUK ËSHTË FAJTOR PËR ÇMIMET E LARTA TË ARTIKUJVE USHQIMOR
Next PostGJYKATA KTHENË NË PUNË AKTOREN NGA PRESHEVA