Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30 tetor 2024. Me rastin e konkursit të shpallur për ndarjen e subvencioneve për fermerët shqiptarë në jug të Serbisë, Valon Arifi – aktivist nga Presheva, ka folur duke kritikuar Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) sepse, siç thotë ai, i ndan qytetarët mbi bazën e përkatësisë kombëtare.
– Bujqit janë bujq , andaj nuk duhet ndarë ata sipas përkatësisë kombëtare, pa marrë parasysh se paratë vijnë nga Kosova. Pse duhet t’i ndajmë blegtorët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo tjetër. A do të kishte diçka më të mirë se të ndihmohej një fermer serb në Bugarinë apo një fermer rom në Bilaç- tha Arifi të martën.
Bujanovaçke kanë shkruar tashmë për konkursin e ardhshëm përmes të cilit KKSH do të shpërndajë paratë, të cilat i ka siguruar qeveria e Kosovës, për fermerët shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Sipas informacioneve të fundit, konkursi do të hapet sot. Arifi thotë se Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion euro për subvencione për fermerët, gjë që, shtoi ai, është për t’u lavdëruar, por ka ngritur edhe kundërshtimin se konkursi do të shpallet nga KKSH -ja.
Sipas tij, Këshilli kombëtar i shqiptarëve është institucioni më jokompetent për zhvillimin e një konkursi të tillë.
-Konkursi për fermerët thjesht nuk është në përshkrimin e punës së KKSH-së. Ky projekt do të duhej të realizohej ose përmes institucioneve komunale lokale ose ndoshta me një fondacion të themeluar nga Republika e Kosovës, siç është USAID-i amerikan apo Tika turke – thotë Arifi.
Përndryshe, të gjitha konkurset e hapura nga KKSH deri tani ishin të destinuara ekskluzivisht për shqiptarët.
Disa herë deri më tani Bujanovaçke ka shkruar mbi aktivizmin, punën dhe qëndrimet e Valon Arifit.