Bujanoc, 30 tetor 2024. Me ftesë të ambasadorit të Turqisë në Serbi, shkëlqesisë së tij Hami Aksoy ,Kryetari i komunës Arbër Pajaziti mori pjesë në përkujtimin e 101 vjetorit të themelimit të shtetit modern turk në Beograd.
“E urova ambasadorin për festën e madhe kombëtare, por në të njëjtën kohë i shpreha ngushëllimet për aktin terrorist të disa ditëve më parë në Ankara”, tha Pajaziti.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunën tonë, duke falënderuar për angazhimin e deritanishëm të ambasadës, por edhe organizatave të tjera nga populli mik turk.
Ai ka biseduar edhe me ambasadorin amerikan Christopher Hill, të cilin e ka njoftuar për gjendjen aktuale në Bujanoc, me ftesë që ta vizitojë sërish qytetin tonë.
Për takimin me ambasadorin e Shqipërisë, Bardhyl Canaj, ai tha se ishte i pashmangshëm.
“Ne prekëm tema me interes të përbashkët që kërkojnë një program të qartë për të arritur qëllimet tona.