Bujanoc, 27. nëntor 2024. – Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e këtyre komunave.
Temë e takimit ishte realizimi i projekteve infrastrukturore të financuara nga buxheti i Trupit Koordinues.
“Me afrimin e fundit të vitit buxhetor, në takim u analizua shkalla e deritanishme e tërheqjes së mjeteve deri më tani. Është diskutuar nëse të gjitha projektet e planifikuara do të realizohen me sukses deri në fund të vitit”.
Përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe komunave theksuan rëndësinë e shfrytëzimit efikas të resurseve në dispozicion për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve në këto komuna.
Pritet që rezultatet e këtyre projekteve të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
MITROVIQ DHE PËRFAQËSUESIT E KOMUNAVE BISEDOJNË PËR PARATË NGA TRUPI KOORDINUES
Bujanovačke28. Nov 2024.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostTRAGJEDIA NË LESKOC. NXËNËSI RRAHET PËR VDEKJE ME SHUFRA METALI
Next PostSINANI PREZENTON BUXHETIN E PRESHEVËS, JA SE KU DO TË SHPENZOHEN PARATË