Opštinsko veće usvojilo budžet Bujanovca za 25.

BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR 2025 PARASHIHET ME 1.4 MILIARDË DINARË

Bujanoc, 24. dhjetor 2024. Buxheti i komunës së Bujanocit në vitin 2025 do të jetë 1,415 miliardë dinarë. Këshilli komunal të martën e ka miratuar projektbuxhetin dhe pritet që të premten në kuvend të votohet në formë propozimi.
Buxheti për vitin e ardhshëm për projekte infrastrukturore parasheh 94.5 milionë euro dhe të gjitha paratë priten nga Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë. Siç është paralajmëruar edhe më herët, në buxhet është përfshirë edhe rindërtimi i shkollës në Luçan dhe në atë pozitë janë 93 milionë dinarë, të cilat duhet të sigurohen nga shteti.
10 milionë dinarë janë planifikuar për subvencione në bujqësi, 500 mijë dinarë të tjerë për ekspozitën e bagëtive dhe 10 milionë dinarë për sipërmarrësit vendorë.
Klubet sportive vitin e ardhshëm do të marrin 7 milionë nga Komuna dhe një milion të tjerë do të shkojnë për turne dhe shoqata, çka kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, e ka realizuar premtimin se qeveria e re do të ndajë më shumë para për sportin.
Buxheti parashikon 3 milionë për median, 2.5 milionë për kulturën dhe mbi 6 milionë për bashkësitë lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *