DËMET NGA FATKEQËSITË NATYRORE RRETH 15 MILIONË, KOMUNA PRET NDIHMËN E SHTETIT

Bujanoc, 25. dhjetor 2024. – Dëmet nga stuhia e madhe që ka goditur fshatrat e Bujanocit këtë verë janë llogaritur në 14.7 milionë dinarë, por Komuna nuk ka mjete për t’i ndihmuar banorët më të prekur. Do të kërkohet ndihmë nga Qeveria e Serbisë, ministritë dhe Departamenti për situata të jashtëzakonshme, u konkludua të mërkurën në seancën e Shtabit Komunal për situata të jashtëzakonshme.
Dëmet nga stuhia, Shtabi miratoi raportin
Dëmi prej gati 15 milionë dinarësh është përcaktuar me raportin e komisionit komunal, të cilin e ka miratuar Shtabi. Kompensim, gjegjësisht ndihmë, kërkojnë 168 banorë, kryesisht nga llopardinca, si fshati më i prekur, por kërkesa ka edhe nga banorët e Tërnocit dhe banorët e shumë lokaliteteve të tjera.
Stuhia e ka goditur Bujanocin dhe rrethinën më 24 qershor dhe menjëherë pas kësaj, Shtabi u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë dëmet dhe të paraqesin kërkesë për ndihmë.
Kompensimi i dëmit u diskutua edhe në Kuvendin e Serbisë, ku deputeti Branko Pavloviq (Ne – Zëri i Popullit) kërkoi ndihmën e shtetit në fillim të tetorit.
Të njëjtën gjë e pret edhe kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili sot si komandant i Shtabit ka kujtuar se Komuna është në gjendje të vështirë financiare dhe se nuk është në gjendje të paguajë shumën e përmendur.
– Problemet e trashëguara janë aq të mëdha, ndërsa për gjendjen e pafavorshme financiare tashmë kam folur në disa. Ne prisnim ndihmë nga rezerva e buxhetit të shtetit, por nuk shkoi aq larg sa kishim shpresuar – tha Pajaziti.
Është vendosur që të kërkohet ndihmë nga shteti për zhdëmtimin e banorëve.
Shkruar nga: N. Stevanoviq




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *