Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25. dhjetor 2024. – Kuvendi i Komunës së Bujanocit të premten (27 dhjetor) do të vendos për buxhetin komunal për vitin 2025. Taksat dhe tarifat vendore, si dhe programet e punës së institucioneve publike do të jenë në rendin e ditës të seancës së fundit të Kuvendit për këtë vit.
Kuvendi do të vendosë për buxhetin prej 1,415 miliardë dinarësh, i cili u miratua nga Këshilli komunal të martën. Pritet të ketë diskutim të ashpër mes opozitës, veçanërisht këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse.
Në rend dite është edhe Vendimi për ndarjen e mjeteve për investime, përkatësisht projekte infrastrukturore nga buxheti i Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë.
Sipas projektbuxhetit, për projekte të tilla janë planifikuar 94.5 milionë dinarë.
Këshilltarët do të diskutojnë edhe për programet e punës për vitin e ardhshëm të NP “Komunalia”, EP “Gëzimi ynë”, Biblioteka, Qendra për Punë Sociale dhe të gjitha institucionet tjera publike.
Një nga pikat e rendit të ditës është edhe Plani kadrovik i Komunës së Bujanocit për vitin 2025.
Previous PostBUJANOCI NËPËR SHEKUJ: NË SHTËPINË E KULTURËS EKSPOZITË INSTRUMENTEVE TË FOTOGRAFUARA
Next PostDËMET NGA FATKEQËSITË NATYRORE RRETH 15 MILIONË, KOMUNA PRET NDIHMËN E SHTETIT
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.