Bujanoc, 30 janar 2025. (Foto ulustrim: protestat) – Tani në këmbë deri në Novi Sad. Studentët nga fakultetet e bllokuara të Beogradit u nisën, të enjten në mëngjes, në një shëtitje nga Beogradi në Novi Sad me qëllimin për të mbështetur kolegët e tyre të Novi Sadit, në bllokimin e të tre urave në atë qytet, duke shënuar tre muaj nga tragjedia në stacionin hekurudhor në Novi Sad nga e cila pësuan 15 persona.
Bllokada e urave të Varadinit, Zhezhelit dhe Lirisë do të organizohet nga studentët e Novi Sadit më 1 shkurt.
Studentët që u nisën drejt Novi Sadit ftuan edhe qytetarët e interesuar që t’u bashkohen me organizimin e tyre të mjeteve të nevojshme, transmeton N1.
Kolona studentore është pritur ngrohtësisht në rrugët e Zemunit, raporton N1. Nuk munguan thirrjet e mbështetjes, duartrokitjet, por edhe lotët e qytetarëve të prekur sinqerisht nga aksioni studentor.
Në orën 11.52 në disa qytete të Serbisë u bënë homazhe për ata që humbën jetën nga shembja e një tende.
Vala e protestave që kërkonin përgjegjësinë për shembjen e tendës së 1 nëntorit në Novi Sad, e cila vrau 15 persona, po zgjerohet vazhdimisht për më shumë se dy muaj.

Previous PostARRESTOHET PËRMBARUESI PUBLIK: INICONTE PËRMBARIME PËR BORXHE TASHMË TË PAGUARA
Next PostPROFESOR BRANKOVIQ: DREJTORESHA THA SE DO TË BALLAFAQOHEM ME PASOJA