POMPO: STUDENTËVE U BESON SHUMICA E QYTETARËVE TË SERBISË (HULUMTIM

crta istraživanje
crta istraživanje
studenti blokada

Bujanoc, 20 shkurt 2025. (Foto: CRTA: Bllokimi i Autokomandës) – Shumica dërrmuese e qytetarëve serbë u besojnë studentëve dhe kërkesave të tyre, ndërsa protestat e studentëve janë bërë një faktor kyç në ndryshimet politike dhe sociale në Serbi, me potencial për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të mbështetjes – sipas rezultateve të një sondazhi të ri të opinionit publik të kryer nga CRTA.
Edhe pas gati tre muajsh protestat e studentëve jo vetëm që nuk po zbehen, por po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje. Rreth 80 për qind e qytetarëve serbë mbështesin shumicën e kërkesave të studentëve dhe një e treta e popullsisë thotë se kanë marrë pjesë në protestat aktuale.
Në vend të zemërimit, frikës dhe shqetësimit, tek qytetarët mbizotëron tashmë shpresa dhe optimizmi, falë protestave dhe studentëve. Protestat e studentëve mbështeten nga 64 për qind e qytetarëve, ndërsa rritja më e madhe e mbështetjes në muajin e fundit është shënuar tek ata që përndryshe mbështesin partitë në pushtet. Tashmë çdo i pesti qytetar që është më pranë partisë në pushtet i mbështet protestat, ndërsa në fund të dhjetorit ishin për gjysëm më pakë.
Qytetarët besojnë se protestat mund të sjellin ndryshime pozitive – 46 për qind e tyre besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur, krahasuar me 38 për qind që mendojnë ndryshe. Rritja e optimizmit për të ardhmen e vendit, siç tregojnë të dhënat e hulumtimit, rrjedh qartë nga energjia e sjellë nga protestat e studentëve dhe jo nga besimi në politikën shtetërore dhe gjendjen e ekonomisë.
Pothuajse 60 për qind e qytetarëve u besojnë studentëve dhe po aq mendojnë se Presidenti i Republikës nuk është kompetent për të zgjidhur kërkesat e studentëve.
Më shumë se gjysma e qytetarëve (52 për qind) ndajnë mendimin se kërkesat e studentëve nuk janë përmbushur, duke besuar se studentët dhe përfaqësuesit e fakulteteve janë të vetmit të ftuar për të vlerësuar nëse kërkesat janë përmbushur.
Shumica e qytetarëve nuk u besojnë manipulimeve mediatike dhe politike që tentojnë të diskreditojnë studentët. Për 72 për qind të qytetarëve, protestat janë pasojë e neglizhencës dhe korrupsionit shtetëror, jo një përpjekje për një “revolucion me ngjyrë” apo “separatizëm të Vojvodinës”. Për më tepër, korrupsioni shihet si problemi më i madh në Serbi.
I gjithë hulumtimi është në dispozicion KËTU.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks