BUJANOCI PO ZGJOHET, VETËM POMPO: STUDENTËT NISEN KËMBË PËR NIISH

Pumpaj Bujanovac - Bujanovčani krenuli pešice na protest
Pumpaj Bujanovac - Bujanovčani krenuli pešice na protest
Pumpaj Bujanovac - Bujanovčani krenuli pešice na protest

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24 shkurt 2025. – “Bujanoc, pompo dhe zgjohu”, ishte mesazhi i studentëve bujanocas të cilët të hënën, të shoqëruar nga bujanocas më të moshuar u nisën në këmbë për në Vranjë. Bujanocasit udhëhiqen nga studenti Lazar Stojançov, të cilët do të ecin këmbë 120 kilometra deri në Nish, për të marrë pjesë në protestën e planifikuar për 1 mars.
“Pompo”, “Duart tuaja janë të përgjakura”, “Korrupsioni vret” kanë qenë thirrjet e bujanocasve të cilët sot janë nisur në këmbë nga sheshi i qytetit për në Vranjë, e disa bashkë me vranjasit dhe jugorët e tjerë do të vazhdojnë deri në Nish.
Bujanocasit udhëhiqen nga studenti Lazar Stojançov, të cilit i lindi ideja për të nisur rrugëtimin e vështirë.
Në mesin e tyre është edhe studentja Helena Jociq. Ajo tashmë ka ecur 150 kilometra nga Nishi në Kragujevc.
Para nisjes, bujanocasit i bënë homazhe të vrarëve nga shembja e tendës në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Një grup i vogël prej rreth dhjetë personash, i cili në fakt është mjaft i madh për kushtet e Bujanocit, u përshëndet nga disa kalimtarë me britma përkrahjeje, borie makinash dhe brohoritjesh “pompo”, që është motoja jozyrtare e protestave të studentëve.
Rrugën 20 kilometra deri në Vranjë pritet që bujanocasit ta ecin për pesë orë. Vranjasit kanë caktuar një pritje në orën 17 në qendër të qytetit, te monumenti i xha Mitkës.
Bujanocasit do të ecin xhades së vjetër, ndërkaq në këtë marshim specifik do të jenë të përcjellur dhe siguruar nga policia Se si dukej nisja dhe kalimi nëpër qytet shikoni në videon e transmetuar drejtpërdrejt nga Bujanovaçke.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks