GAZETARËT NGA SHQIPËRIA VIZITOJNË BUJANOCIN, ME PAJAZITIN BISEDOJNË PËR TURIZMIN

novinari
novinari
Novinari gosti kod Pajazitija

Bujanoc, 23 shkurt 2025. – Gazetarë nga Shqipëria e kanë vizituar edhe Bujanocin, ku kanë biseduar me kolegë dhe janë pritur nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti. Një grup i madh gazetarësh nga e gjithë Shqipëria drejtohej nga Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe me ta në Bujanoc mbërriti edhe Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Beograd.
Pajaziti theksoi se është i nderuar që Bujanoci ishte në mesin e qyteteve mikpritëse të “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë”, po po mbahet për të 14-ën herë me radhë.
Tema kryesore e bisedës ishte “Turizmi dhe Mediat”.
“Ne diskutuam për potencialin e resurseve turistike të komunës sonë, si dhe hapësirën mediatike në mediat shqiptare dhe kontributin e gazetarëve në përhapjen e temave për Bujanocin. Më gëzon fakti që ka interesim të madh tek gazetarët shqiptarë për ta përfaqësuar Bujanocin në mediat e tyre”, tha Pajaziti.
Gazetarët vizitën e tyre në Bujanoc e përfunduan në Muzeun Komandant Lleshi në Tërnoc dhe një program kulturor dhe argëtues të organizuar për mysafirët.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks