MASA MË TË ASHPRA KUNDËR KORONËS, VEÇMAS PËR GASTRONOMINË

Bujanoc, 28 korrik 2020 – Të gjitha objektet e hotelierisë, kazinot dhe dyqanet e bastoreve sportive në Bujanoc, do të punojnë deri në orën 21:00, me respektim të rreptë të masave parandaluese, pra distancës fizike, numrin e klientëve dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse, u vendos në seancën e sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme. 

Ky vendim hynë në fuqi të mërkurën, më 29 korrik 2020, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në territorin e komunës sonë.

 Vendimi do t’i dorëzohet personalisht pronarëve, ndërkaq të gjitha shërbimet kompetente do të ushtrojnë kontroll të rrept të zbatimit të këtyre masave, në turne të dyfishta.

 Deri më tani, situata e jashtëzakonshme nënkuptonte orarin e punës deri në ora 21:00 në ambiente të mbyllura dhe deri në 23:00 në veranda.

 Në seancën e sotme, u propozua gjithashtu që të aplikohej ora policore dhe mbyllja e gastronomisë në periudhë prej 15 ditësh, krahas kompensimit financiar.

 Deri më tani në Bujanoc janë regjistruar 122 raste pozitive në Covid-19, 13 persona janë shtruar në spital, ndërkaq priten edhe rezultatet e 19 mostrave të dërguara për testim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *