Bujanoc, 6 gusht 2020. Të gjitha aeroportet dhe kufijtë tokësorë janë të hapura për shtetasit e Serbisë që duan të shkojnë në Shqipëri për t’i kaluar pushimet, ndërkaq për hyrjen në këtë shtet nuk nevoitet as testi negativ në Covid – 19, njoftoi ambasada e Shqipërisë në Beograd.
-Njoftim për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë që duan të udhëtojnë në Republikën e Shqipërisë për pushime: të gjitha aeroportet dhe kufijtë tokësorë janë plotësisht të hapur dhe hyrja e qytetarëve të Republikës së Serbisë nuk kërkon kushte të veçanta për hyrje në Republikën e Shqipërisë – thuhet në kumtesën e Ambasada shqiptare të publikuar të enjten.
Shtetasit e Serbisë nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR, e as të vetizolohen gjatë qëndrimit atje.
Krahas Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkan ku shtetasit e Serbisë mund të udhëtojnë pa asnjë kufizim.